Zjarr dhe dhunë në Kuvend, Muçollari: Deputetët po bëjnë atë që do populli opozitar

2 weeks ago 23

“Letër nga burgu, zjarr në Kuvend”, kjo ka qenë tema e kësaj të enjteje në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, duke komentuar aksionin opozitar theksoi se dhuna dhe tensioni janë e vetmja mënyrë të përballesh me një mazhorancë që ka kapur gjithçka.

Pjesë nga biseda:

Muçollari: Nuk ka patur kurrrë paqe mes kësaj opozite dhe kësaj mazhorance.

Borakaj: Ju rikthyet jetës normale parlamentare?

Muçollari: Pati një diskutim, por bazuar në disa kritere, kushte apo si duhet të jetë parlamenti. Një parlament që është formalizëm se kështu e thonë ndërkombëtarët, nuk është parlament i përfaqësimit të vlerave. Ajo që kanë bërë deputetët është ajo që duan zgjedhësit, një shenjë revolte, pasi aty nuk është më parlament. Ata kanë të drejtën juridike për të bërë atë gjë, por tjetra është gjuha e dhunshme se si sillen me liderin e opozitës, me një deputet të ri të pakonsumuar, pa qenë asnjëherë në pushtet. Ky është një moment që opozita duhet të kishte reagur shumë më përpara. Ajo që i ndodhi Salianjit ishte trajektore që i ndodhi Berishës. Më thoni ju deputetët çfarë duhet të bëjnë? Duhet të përfaqësojnë vuillnetin e tyre, nuk mund të flasim për shtresë gri, nuk mund të flasim për program. Po kërkojmë qeveri teknike, garë të barabartë. Garë të barabartë me liderin në izolim nuk e barabartë. Këtu ka humbur koncepti i demokracisë. Deputetët sot kanë bërë atë që kërkon populli opozitar. Kjo nuk është republikë demokratike, nuk është demokraci.

Kume: Si do të vini në pushtet?

Muçollari: Siç bëjnë të gjitha shoqëritë demokratike. E vetmja mënyrë është imponimi dhe përballja me forcë.

Borakaj: Ka funksionuar deri tani.

Muçollari: Mbase jam pasionant.

Kume: Mirë bën, por kjo me forcë nuk do ju kthehet në forcë elektorale. Partia në punën e saj duhet të ketë të mençurit, të fortët dhe ata që bëjnë punën. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article