127 vite burg për aurorët e vrasjes së Behar Sofisë, kjo ishte dëshmia e Ernejt Shytit që fundosi grupin

7 months ago 13
Reklamë

GJKKO ka dhënë vendimin me 127 vite burg për vrasësit e behar Sofisë. Ernejt Shtyti i cili ëhstë edhe bashkëpuntori i drejtësisë është dënuar me 7 vite burg.

Ishte Shyti ai që shkrepi armën ndaj Sofisë më 25 Shkurt të vitit 2021 në afërsi të Piramidës, por dëshmia e tij pas arrestimit në Malin e Zi çoi pas hekurave dhe 4 persona të tjerë.

Lexo edhe :

Related Posts

Të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë janë Ernjet Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Bujar Leza dhe Leonar Xhixha.

Ernejt Shyti autori i vrasjes i cili më pas u bë bashkëpuntor i drejtësisë pasi zbërheu rolin e personave të tjerë të përfshirë në krim është dënuar me 7 vite burg.

Leonar Xhixha, Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi janë dënuari me nga 30 vite.

Vrasja e Behar Sofisë

Behar Sofia i njohur si “Bossi i Drogës” u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, nga Ernejt Shyti, vetëm pak metra larg Piramidës.

Sofia ka qenë duke ecur përgjatë Lanës, në moment i afrohet Shtyi i cili pasi e ndjek për disa metra i afrohet dhe e qëllon nga afër duke e lënë të vdekur në vend.

Kujtojmë që në atë periudhë kanë qenë ende në fuqi disa nga masat anticovid dhe autori lëvfizte i maskuar me maskë anti-Covid, dhe me syze.

Pas atentatit Shyti është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

Dëshmia e Ernejt Shtytit që fundosi “grupin” e porositësve

“Dajo” dhe “djali i ri”, janë dy nofkat që përdornin dy nga të akuzuarit për vrasjen e. Behar Sofisë. Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmeniz, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë ka dëshmuar këtë të premte para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Si “Dajo” ai identifikoi shtetasin Skënder Vathi, ndërsa “Djali i ri” tha se thirrej Lonard Xhixha. Për Vathin tha se është takuar para ngjarjes tek terminali ndërqytetas i autobusëve pranë Qytetit Studenti, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë liqenit artificial. Shytaj foli edhe për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.

“Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove”.

23 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj, madje tregon edhe një episod konkret.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e gruoit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”.

Gjatë seancës, pati një ndërhyrje nga kafazi i qelqtë edhe Bujar Laze, i cili tha se dikush e ka mësuar bashkëpunëtorin e drejtësisë ta përmendi biçikletën dhe që sipas tij, Ernejt Shyti po e pranonte se nuk kishte njohje me Lezën. Gjykata thirri të paraqiten në seancën e ardhshme 3 dëshmitarë, ndërsa po gjatë kësaj seance që do mbahet më datë 20 prill në orën 14:00, do të jenë të pandehurit që do të japin deklarimet e tyre. Ata janë Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Bujar Leza.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article