30 vjet bashkë, çfarë e bëri ta dashurojë? Linda Pano surprizon pastorin

7 months ago 25

Pastori Akil Pano tregoi në emisionin “Quo Vadis” se si është dashuruar me Lindën, bashkëshorten e tij, me të cilën ka ndarë 30 vitet e fundit të jetës së tij.

Pas një mesazhi suprizë nga ajo, ai tregon se karakteri i saj i fortë dhe vlerat që ka, e bën atë të dashurohej me atë që sot është bashkëshortja e tij.

“Tetë vitet e para nuk është se ka qenë e lehtë për ne të dy. Linda është një personalitet, unë fola për pasurinë e saj shpirtërore, një pasuri e jashtëzakonshme, pashë si ajo i donte njerëzit pa kushte, jepte nga vetja e saj, investonte në shoqëri, kishte gjithë kohës njerëz rreth vetes, i donte fëmijët, gatuante mirë. Pashë që Linda ishte personalitet shumë i fortë dhe kjo më intrigonte. Ajo thotë që unë jam më i fortë se ajo, por unë nuk mendoj kështu, mendoj jam më i butë”, tha ai.

Ai tregon se një element që e ka mbajtur “gjallë” dashurinë mes tyre është edhe mënyra e të menduarit për të surprizuar njëri-tjetrin.

“Zakonisht është e jo e lehtë për një mashkull që për një përvjetor, për një datëlindje e cila ripërsëritet çdo vit, por është një ditëlindje e re, një përvjetor i ri, ne kemi 30 vite, të sjellë diçka të re, një dhuratë ndryshe. Një mendim vlen shumë më tepër se një dhuratë që kushton shumë dhe Linda që në fillim nisi të vlerësojë dhe të tregojë vlerësimin e saj ndaj dashurisë time, por edhe mendimit. Hera herës i bëj edhe ndonjë poezi, i bëj edhe ndonjë varg Lindës”, theksoi ai duke bërë thirrje që modernizimi të mos e tjetërsojë këtë formë të të shprehurit ndjenjat./vizionplus.tv/

Read Entire Article