“5 vite punë pas përfundimit të studimeve”, Kushtetuesja rrëzon qeverinë për ligjin për studentët e Mjekësisë

7 months ago 20
Reklamë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë. Në këtë mënyrë ajo ka rrëzuar disa nene që kanë të bëjnë me punësimin e detyruar pas përfundimit të studimeve.

GJK-ja e konsideron të ashpër nenin që i detyronte studentët që të punonin 5 vite brenda vendit. Duke qenë se ligji prekte dhe studentët që vijojnë ndërkohë studimet në Universitetin e Mjekësisë me nga 2 dhe 3 vite detyrim punësimi në Shqipëri, gjykata ka kërkuar edhe rishikimin e afateve të tyre.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetësor ndaj shtetasve, të parashikuar nga neni 55 i Kushtetutës. Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që  të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen”, njoftoi gjykata./vizionplus.tv

Read Entire Article