Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan/ Makina bie në kanal dhe kthehet përmbys, plagoset drejtuesi

8 months ago 30
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Çezma e Levanit”.

Një mjet i tipit “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalin anës rrugës ku ka përfunduar i përmbysur.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është shoqëruar për në spitalin rajonal te Fierit.

Nga aksidenti janë krijuar radhë të gjata të trafikut. Në vendngjarje ka mbërritur policia për rregullimin e trafikut dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel

Read Entire Article