Akulli mbush spitalet, 40 persona me trauma dhe fraktura në jug-lindje të vendit

7 months ago 12
Reklamë

40 persona me trauma dhe fraktura janë paraqitur në 72 orët e fundit në urgjencat e spitaleve Korçë, Pogradec e Devoll si pasojë e rrëshqitjes në akull.

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e pranisë së madhe të shtresave të akullit në trotuare dhe blloqet e pallateve. Tre nga rastet e paraqitura në Korçë e Pogradec janë  nisur në Tiranë pasi kanë pasur thyerje të rënda.

 “Tani janë 25 të sëmurë , prej tyre 15 janë me fraktura në këmbë dhe duar”, tha mjeku ortoped Vasfi Topçiu.

Moshat që kanë pësuar fraktura paraqiten janë mbi 50 vjeç dhe pensionistë për të cilët mjeku thotë se duhet të kenë kujdes të madh, pasi rrëzimet tek këto mosha mund te shkaktojnë edhe dëmtime të parikuperueshme.

“Duhet të kenë shumë kujdes sidomos moshat mbi 50 vjeç sepse një mikrotraumë sado e vogël të jetë sjellë pasoja shumë të rënda”, shtoi Topçiu.

Ndërkohë ne Maliq dhe Kolonjë nuk ka pasur persona të paraqitur pranë qendrave  shëndetësore me probleme të tilla./vizionplus.tv

Read Entire Article