Albano tregoi për herë të parë për fobinë e tij nga avionët.
Ai rrëfeu se nuk mundet të udhëtojë me avion edhe nëse është me njerëzit e tij të afërt.
Siç tregoi, për të mos u përballur me fobinë e tij, ai ka udhëtuar me anije për të shkuar në Amerikë.
Albano tregoi se udhëtimi i tij zgjati 21 ditë dhe shtoi se u ndje shumë herë më i sigurt.
Pjesë nga biseda:
Albano: Unë nuk hipi dot në avion dhe sikur të më japin 1 milion dollar. I kam shumë fobi avionët.
Mariana: As me njerëz të tjerë?
Albano: Është e vetmja gjë që nuk blen dot me lekë, jetën dhe nderin.
Flori: Si ia bën kur udhëton?
Albano: Kam ikur në Amerikë me anije.
Çiljeta: Me të vërtetë?
Albano: Po, 21 ditë.
Mariana: Me të vërtetë e ke? Na e trego pak.
Albano: Shkova në Itali me traget, më pas mora tjetrin deri në Spanjë, në Gjilbart dhe nga atje merrje tjetrin për në Amerikë.
Çiljeta: Trageti është më i frikshëm se avioni.
Albano: Nuk ishte i frikshëm fare. /vizionplus.tv/