Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë ku kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”.
Rama tha se sot u nderua një personalitet i madh dhe e cilësoi si ndër më të mirët e historisë shqiptare.
“Duke pasur parasysh se për këtë duhet të flas kisha frikë se mund t’ju mbaja me orë të tëra për figurën dhe personalitetin, karakterin e Ali Ahmetit. Sot ne nderojmë një personalitet të madh. Të cilët deri jo shumë dekadash më parë e shihnin shqiptarin si të padëshirueshëm. Kishte shqiptarë që përdorin armët e diplomacisë që mes njëri tjetrin dhe të huajve do zgjidhnin të huajin. Besoj se asnjë vend tjetër nuk ka vuajtur nga kjo. Ua kanë bërë të huajve më të lehtë që të pengojnë subjektivitetin tonë kombëtar.
Ali Ahmeti është një shqipar ndër më të mirët. Me armët luftarakë nuk kërkoi hedhje në erë të shëtit, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshme. Rruga e rezistencës së maleve të Ahmetit nuk ishte rruga nacionalist-lufte, por paqeje. Është ende herët për të shkruar historinë e këtij shqiptari, ndër në të mirët. Ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti afirmoi subjektivitetin toën ndërkombëtar”, tha Rama. /vizionplus.tv