Alimehmeti: Autonomia spitalore nuk është konsultuar me mjekët, flasin publikisht persona që nuk përfaqësojnë grupet e interesit

7 months ago 30
Reklamë

Dr. Ilir Alimehmeti deklaroi në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus se ligji për autonominë spitalore nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe diskutimet qoftë edhe në tryeza emisionesh nuk bëhen me personat që përfaqësojnë këto grupe.

“Mjekët po ikin, infermierët po ikin, ti ke probleme të mëdha, OBSH thotë që 60% i paguan nga xhepi. Problemet nuk zgjidhen duke u mohuar, problemet zgjidhen duke i pranuar dhe hajde punojmë bashkë për ta bërë këtë gjë. Kur themi bashkë, me njerëzit për njerëzit, ku janë mjekët në këto tavoliona diskutimi, nuk ka, nuk janë fare”, tha ai. “Këtu kur të fillojmë ne dhe do pyesim si do të funksionojnë këto do të fshihen dhe do të thonë ne nuk jemi për këtë, atëherë na e lini neve këtë”, tha ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndonëse është një reformë që i prek drejtëpërdrejtë, Alimehmeti theksoi se mjekët nuk janë pyetur lidhur me autonominë spitalore.

“Nuk ka pasur asnjë lloj konsultimi publik, asgjë, asgjë. Kemi pasur edhe studentët që nuk u pyetën fare, në asnjë lloj momenti, për çështje që preken vetë ata”, tha ai./vizionplus.tv/

Read Entire Article