Amnistia rrezikon të mos marrë 84 votat? Nallbati: Opozita do të vazhdojë të njëjtin skenar, nëse parlamenti do të ishte në situatë normale…

8 months ago 14

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati i ftuar në “Top Talk”, tregoi pak nga skenari që do të ndodhë nesër në Kuvend, ku do të diskutohet dhe hidhet për votim drafti final i amnistisë, nga ku pritet të përfitojnë 700 të dënuar dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Nallbati tha se opozita do të vazhdojë me të njëjtin skenar, pra nuk do të lejojnë që të zhvillohet një seancë plenare normale.

“Nesër do vazhdojë i njëjti aksion që opozita ka nisur, për të kërkuar plotësimin e të drejtave të veta kushtetuese siç janë komisionet parlamentare dhe kjo është një ndër arsyet kryesore që nuk mund të marrim pjesë në këtë proces të amnistisë. Do të duhet të ketë një bisedim me opozitën, për kushtet që opozita ka, në lidhje me protestuesit, që janë qindra akoma në qeli. Nëse parlamenti do të ishte në situatë normale ne do ta votonim aministinë, me kushtin për protestuesit”, tha Nallbati.

“Ne jemi në luftë për njerëzit, jemi të interesuar që të zgjidhte çështja, komisionet hetimore janë çështje e të gjithë shqiptarëve do të duhet të gjejmë mundësinë për të arritur për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve. kish mbi rreth 2 vite që opozita ishte në një konflikt, në vënien në rrezik të ekzistencës së saj”, shtoi ai.

Më herët, përmes një postimi, Nallbati tha se “nuk ka propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, që janë dënuar apo gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”

Top Channel

Read Entire Article