Një anije kontejnerësh me flamur maltez u shënjestrua nga tre raketa ndërsa lundronte nga Xhibuti për në qytetin e Arabisë Saudite në Jeddah, njoftoi sot firma britanike e sigurisë detare Ambrey.
Zyra e Sigurisë Detare në Mbretërinë e Bashkuar (UKMTO) tha se ishte informuar nga Shefi i Sigurisë së Kompanisë për një shpërthim në afërsi të një anijeje tregtare.
UKMTO WARNING INCIDENT 069 ATTACK UPDATE 001https://t.co/fX3hWupi7g#MaritimeSecurity #MarSec pic.twitter.com/mKdtkMsDn1
— United Kingdom Maritime Trade Operations (UKMTO) (@UK_MTO) April 29, 2024
UKMTO shtoi se anija dhe ekuipazhi i saj janë të sigurt dhe autoritetet po hetojnë incidentin. Luftëtarët Houthi të mbështetur nga Irani kanë qëlluar vazhdimisht me dronë dhe raketa mbi anijet tregtare ndërkombëtare në rajonin e Detit të Kuq që nga mesi i nëntorit, duke thënë se ata po veprojnë në solidaritet me palestinezët kundër operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza.
Ambrey vlerësoi se anija ishte në shënjestër sepse operatori i saj i regjistruar bën biznes me Izraelin.
Sulmet Houthi në rajonin e Detit të Kuq kanë shkaktuar probleme për transportin global, duke detyruar kompanitë të dërgojnë anijet e tyre në udhëtime më të gjata dhe më të shtrenjta rreth Afrikës Jugore./vizionplus.tv