Arben Malaj: Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, ndërsa shqiptarët më të varfër

1 month ago 27
Reklamë

Ekonomia shqiptare po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të shpejtë. INSTAT deklaroi se në 3-mujorin e parë ekonomia u zgjeruar me 3.6%. Por si ta kuptojmë këtë tregues, i cili duket se është në të njëjtat nivele për disa tremujorë rresht. Ish-ministri i Financave Arben Malaj, gjatë një interviste për Vizon Plus në emisionin “E-ZONE”, tregon arsyet pse kjo shifër nuk ndihet në xhepat e qytetarëve.

“Kjo rritje nuk i ndan mirë përfitimet. Është një rritje e përqendruar, ndërsa mbrojta sociale ndaj qytetarëve nuk është e reflektuar. Shtresat në nevojë ndjehen të pambështetura, ndërsa shtresa e mesme ndjekin një tkurrje, që ka efekte ekonomike dhe politike. Sot në botë klasa e mesme  është motori që gjeneron një rritje cilësore ekonomike. Një rritje prej 3.6% si për fillim viti është një tregues pozitiv, nuk është në nivelet që kërkohet.  Një rritje ekonomie që ndihet në xhepat e qytetarëve duhet të variojë nga 6-8%”, – tha Arben Malaj në “E-ZONE”.

Bujqësia është sektori jetik më rënie, bashkë me industrinë. Janë sektorë që mbajnë peshë në punësim. Ndërsa rritja po udhëhiqet nga ndërtimi, real estate si dhe nga administrata publike. Por a duhet të kënaqemi me një rritje të tillë?

Ndërtimi dhe real estate ka dhënë shenja tkurrjeje. Është një cikël që do të vinte natyrshëm pas shtrenjtimit të njëpasnjëshëm që ka ndodhu me pasuritë e patundshme. Unë kam dalë në një konkluzion ekonomik sa i përket zhvillimeve: Shqipëria po behët më e shtrenjtë, ndërsa shqiptarët po behën gjithnjë e më të varfër“, – tha Malaj.

Sipas Malajt  mirëqenia po cenohet nga kapja e shtetit, nga korrupsioni dhe nga nepotizimi politik i punësimeve.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article