Arrestohet me urdhër të SPAK avokati i njohur në Korçë

7 months ago 29
Reklamë

Ka rënë në pranga kryetari i dhomës së avokatisë se Korçës Arben Lena.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se arrestimi i avokatit ka ardhur për shkak të një çështje mbrojtur prej tij, ku në përgjimet telefonike të SPAK,  Lena i ka  kërkuar ish asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.

Kjo është shuma për të cilën avokati akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

Vizion Plus do të ndjek me detaje ngjarjen, për të sjellë më shumë informacione në vijim. /vizionplus.tv

Read Entire Article