Kryetari i PD-së Lulzim Basha i foli demokratëve nga Elbasani duke theksuar se Rama e sheh Shqipërinë si pronën e tij dhe e trajton në atë mënyrë duke mos marrë në konsideratë ligjet dhe interesat e qytetarëve.
Sipas kreut të PD, Rilindjes i mjaftuan 11 vite qeverisje nga Rilindja që vendi të zbrazej.
Sipas tij, qeveria e Ramës është më e korruptuara në 34 vite demokraci.
“Qeverisja është kthyer në teatër, ku kemi një aktor të vetëm, që Shqipërinë e sheh si pronën e tij. Vetëm i zoti i shfaqjes merr kënaqësi, jo shqiptarët. Universitetet janë boshatisur nga studentët. Elbasani është braktisur, edhe Korça, edhe Shkodra e qytetet e tjera. 11 vjet pas ardhjes së Ramës në pushtet, Shqipëria u zbraz. Shqiptarët largohen për bukën e gojës dhe për përgjegjësinë që ndjejnë për familjen që duan të krijojnë. Kjo është qeveria më e korruptuar e 34 viteve”, tha Basha. /vizionplus.tv