Bashkia e Shijakut në “krizë”, prej dy vitesh nuk gjen staf

2 months ago 35
Reklamë

Mungesa e fuqisë punëtore ka prekur të gjitha hallkat e administratës dhe biznesit, por në disa zona ky fenomen është edhe më shqetësues. Në Bashkinë Shijak prej dy vitesh janë 20 vende të lira pune, të cilat nuk po joshin askënd për aplikim. Kreu i bashkisë Elton Arbana gjatë një interviste për emsionin E-ZONE në Vizon Plus tha se insitucioni që ai drejton është në nevojë për inxhinier ndërtimi, pasi ata që kanë qenë janë larguar drejt bashkive që kanë paga më të larta por dhe në sektorin privat.

“Ne kemi prej dy vitesh që hapim dhe rihapim procedurat për vendet e veçanta për 20 pozicione pune. Kërkojmë inxhinier ndërtimi, topograf, jurist, financier etj. Por nuk ka patur aplikime.  Ne mendojmë se shkak është paga e ulët. Për shembull, paga e një inxhinieri në Bashkinë Shijak arrin në 416 mijë lekë. Me këtë pagë askush s’ka interes të punojë, pasi shkojnë në bashkinë Durrës, ku paga është më e lartë”, tha Arbana në E-ZONE.

Sipas kreut të bashkisë, unfikimi i pagave që pritet të bëhet për disa pozicione pune, pavarsisht bashkisë se ku punon individi, është një lajm i mirë që do të frenojë largimet.

“Sektori privat ofron paga shumë më të larta se bashkia, ndaj dhe konkurenca është e ndjeshme. Por ne kemi “konkurrencë” edhe me vet administratën lokale. Fakti që ka një diferencim të pagave në bashkit për të njëjtin pozicion pune ka bërë që punonjësit të largohen nga Bashkia Shijak dhe të punësohen në bashki të tjera. Reforma e pagave e propozuar për unifikim do të frenojnë këto largime”, sqaroi Arbana në Vizion Plus

Pas tërmetit tragjik, nevoja më e madhe në bashkitë e prekura ishte për inxhinier ndërtimi. Aktualisht në Shijak, sipas strukturës nevojiten shtatë specilistë të kësaj fushe, por janë të punësuar vetëm 3./vizionplus.tv

Read Entire Article