Begaj uron Krishtlindjet nga katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’: Sa më shumë begati për të gjithë shqiptarët

8 months ago 33
Reklamë

Presidenti Bajram Begaj uroi Krishtlindjet nga katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’, ku u takuar edhe me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos.

Kreu i Shtetit uroi që kjo ditë të sjellë shpresë dhe gëzim tek të gjithë shqiptarët.

“Sot është një ditë e veçantë. Dita e Krishtlindjes, erdha për t’i uruar këtë ditë të shenjtë. Kjo është ditë  e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për gjithë besimtarët dhe shqiptarët. Gëzuar, të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos vlerësoi vizitën e presidentit Begaj dhe bëri thirrje për paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin./vizionplus.tv/

Read Entire Article