Berisha krahason aksionin e “Rithemelimit” me betejën e Skënderbeut: Po përballemi me pushtimin më barbar

9 months ago 30

Aksionin e “Rithemelimit”, kreu i këtij grupi, Sali Berisha, e krahasoi këtë herë me betejën e kryesuar nga heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë në shekullin XV.

Duke iu drejtuar mbështetësve që u mblodhën këtë pasdite poshtë banesës së tij, Berisha tha se demokratët janë në betejë me “pushtimin e kryeministrit Edi Rama”.

“Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët’, tha ish-kryeministri, në fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë.

Sot, shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh, prijësin e tyre të përjetshëm, Skënderbeun, në lindjen e përjetësisë së tij. Miqtë e mi, Skënderbeu i doli zot Shqipërisë dhe kombit në një kohë kur rajoni dhe Europa dridhej para fuqisë së perandorisë otomane.

Ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i lirisë, besoi tek shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e armëve të tyre dhe bëri beteja për 25 vite me radhe, të cilat bënë historinë e kohës, jehuan në të katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësinë.

Natyrisht ajo kohë ishte kohë perandorish, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij.

Skënderbeu mbetet engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë. Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të cilat ai luftonte dhe luftoi. Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të.

Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët.

Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij. Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon. Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre”.

Top Channel

Read Entire Article