Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse në arrest shtëpie, ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në protestë para kryeminsitrisë përmes teknologjisë.
Ai theksoi se sot ai nuk lufton për fëmijët biologjikë, por për fëmijën që lindi 33 vite më parë, për Partinë Demokratike.
“Familja ime u godit se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo për fëmijët biologjikë. Sali Berisha po lufton për fëmijën që sollëm në jetë 33 vite më parë. Është e rëndësishme të kujtojmë pse do luftojmë. Ne po luftojmë sepse e duam Shqipërinë. Po miq ka njerëz që sot e duan shumë Shqipërinë. A jemi ne të pagabueshëm, absolutisht jo. Ne nuk jemi si ata. Po të ishim si ata do ishim në bashkëqeverisje me rilindjen. Sot ne po luftojmë për të ardhmen në Europë të rinisë shqipytare”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë i bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të bashkohen deri në fund dhe të luftojnë për të ardhmen e shqiptarëve.
/Vizionplus.tv/