Biznesi vlerëson klimën ekonomike, ende mbeten shqetësim mungesa e fuqisë punëtore, monopolet dhe informaliteti 

2 months ago 22
Reklamë

Nga Rajmonda Lajthia

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi indeksin e biznesit, ku rezulton se sipërmarrja ka vlerësuar pozitivisht ecurinë dhe klimën ekonomike për vitin 2023.

Ky indeks për herë të parë arriti në 47.5 pikë nga 100 të mundshmet.

Vlerësimi ka njohur rritje me 4 pikë krahasuar me një vit më parë. Furnizimi me energji, rendi dhe siguria, marrëdhënia me doganat rezultuan të jenë elementët me perceptimin më të mirë për kompanitë e anketuara.

 “Prej 11 vitesh indeksi mat perceptimin e biznesit tonë. Për here të parë në 11 vjet është arritur niveli më i lartë prej 47.57 pikë dhe e rëndësishme është që trendi vazhdon pozitiv. Por jemi ende në zonën e nxehtë pasi indeksi është ende nën 50 pikë”, deklaroi Neritan Mullaj, drejtori ekzekutiv i Amcham.

Por pavarsisht përmirësimit të përceptimit mbi ekonominë, disa prej shqetësimeve të biznesit mbeten të pandryshuara ndër vite. Në vend të parë renditet vështirësia për gjetjen e fuqisë punëtore, monopolet, konkurrenca e pandershme, informaliteti dhe taksat, janë pesë kërcënimet kryesore për klimën e biznesit

“Shqetësimet e biznesit në 10 vitet e fundit janë të njëjta që do të thotë që diçka nuk shkon. Shqetësimi kryesor lidhet me problemin e fuqisë punëtore që është i lidhur me atë që kam ngritur shpesh për largimin e shtresës së mesme. Këtë javë dalin dhe rezultatet  sensitive që do japin një ide më të qarte”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Anketa e indeksit të biznesit të Dhomës Amerikane kryhet çdo vit që nga 2012. Në total janë pyetur 160 sipërmarrje që operojnë në vend, të cilat janë për indicien lidhur me klimën ekonomike dhe pritshmëritë për më tej./vizionplus.tv

Read Entire Article