Blegtorët e Fierit protestë për qumështin: Shteti na ka vënë shkelmin, kokërr leku s’kemi marrë

7 months ago 28
Reklamë

Vetëm një dite pas protestës së blegtoreve të Jugut, ditën e sotme blegtorët e Fierit janë ngritur paraditen e sotme në protestë në vendin e quajtur Levan.

Të gjendur përballë neglizhimit të kërkesave të tyre të vazhdueshme, ata njëzeri  me pankarta në duar, kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, si  dhe kufizimin e kullotave.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shteti na ka vënë shkelmin, unë kam 10 ha tokë me qira. S’di të kem marrë një subvenciomin nga shteti, kokërr leku nuk kam marrë. Ata nuk vijnë të na pyesin asnjëherë. Vjet e kishim me 160 qumështin, sot me 140. Ne jemi detyruar që ta marrim bagëtinë, ta shesim dhe të rrimë. Shteti nuk na jep subvencionim, ne jemi drejt falimentimit.”

Kjo lëvizje e blegtorëve në qytete të ndryshme të vendit është nxitur nga ulja drastike e çmimit të qumeshtit nga fabrikat përpunuese duke i zhytur në një krizë të madhe financiare dhe duke detyruar shumë prej këtyre blegtorëve të mbyllin bizneset e tyre ose të ulin numrin e krerëve të bagëtive të tyre.

“Me çfarë do t’i mbajmë ne këto bagëti? Kam një çun, të ikë, deri sot e kam mbajtur, tani të ikë dhe unë të rri pa bukë. Kasapi do t’i marrë dhentë, 250 krerë kam dhe unë do rri bashkë me plakën. Po më dërgoi lekë djali mirë, po s’më dërgoi le të vdes.”

“Qumështi është ulur fare. Ne po rrimë me duar në xhepa. Kemi 200 krerë, është gjynah dhe turp i madh.”

Të indinjuar përballë kësaj situate blegtorëet fierakë kanë kërkuar rishikimin e çmimit të qumeshtit pasi sipas tyre monopolizimi i fabrikave përpunuese po i çon ata drejt mbijetesës.

 “Kam 120 krerë dele. Ne kërkojmë që të stabilizohet çmimi i qumështit.”

Ata gjithashtu kanë kërkuar dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik për rëndësinë e mbështetjes së produktit vendas dhe pasojat e atij të importit./vizionplus.tv

Read Entire Article