Çfarë po ndodh në Tiranë? Tanku zbret në Sheshin Skënderbej, njerëzit “pushtojnë” vendin (Video)

6 months ago 19
Reklamë

Dita e Verës është pritur me atmosferë festive, ku në Tiranë po organizohen një sërë aktivitetesh, ndërsa qytetarët kanë mbushur rrugët.

Moti favorizues me diell ka bërë që qytetarët të dalin të shijojnë momente të veçanta.

Ndërkohë në qendër të Sheshit Skënderbej është vendosur një tank, por ndryshe nga të tjerët mbi të janë pikturuar lule shumëngjyrëshe.

Qytetarët janë bërë kuriozë dhe janë afruar për ta parë nga afër tankun, teksa nuk nguruan të shkrepnin edhe fotografi.

Fëmijët janë ata që po e shijojnë më tepër ardhjen e pranverës, simbolikën e kësaj feste. Vogëlushët kanë rendur në zona të gjelbëruara duke luajtur me tollumbace në duar.

Gjithashtu një minifermë e vogël është krijuar në Parkun Rinia, me barë dhe kafshë. Fëmijët i janë afruar kecave dhe rosave, duke i përkëdhelur.

Ndërkohë gjatë pasdites së djeshme kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” se data 15 mars do të jetë ditë pushimi për administratën shtetërore.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave, thotë Rama, do t’u japë mundësinë punonjësve të shtetit, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së Verës dhe fundjavës, pra të premten.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar konfirmon se shkollat publike dhe private do të jenë pushim.

Top Channel

Read Entire Article