Detaje/ Kur ndodhi krimi i rëndë që tronditi Tiranën, njëri nga viktimat një ditë më parë festoi ditëlindjen

8 months ago 45
Reklamë

Një krim i rëndë brenda familjes tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të enjte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut, rreth orës 07:40 minuta. Policia është vënë në dijeni nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, kanë konstatuar trupat e dy viktimave.

Në një njoftim për mediat, policia  bën me dije se Vehap Cami 63-vjeç ka qëlluar ndaj vëllait të tij Lulëzim Cami 68-vjeç në banesën e këtij të fundit e më pas ka qëlluar edhe veten. Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë bërë të dituar.

Lexo edhe :

Related Posts

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Ndërkohë që Vehap Cami, një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të, e që për të ishte edhe e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article