Dhuna verbale në Komisionin e Mediave/ Reagon Açka: Pres gjykim nga kushdo, por jo nga ata qe vijnë era barut Gërdeci

9 months ago 24

Deputetja demokrate Flutura Akça ka reaguar në lidhje me dhunën verbale që kolegët e PD-së ushtruan ndaj saj dhe koleges Merita Bakiu.

Në një status në Facebook ajo shkruan se nu mund të pranojë gjykimin politik nga personat që iu “mbajnë diplomat era barut Gërdeci”.

“Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci. Unë kam zot vetëm Zotin. Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta. Kjo është e panegociueshme. Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht”, shkruan Akça.

Problemet e brendshme të PD-së sot u përcollën në tryezën e komisionit të Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën ashpër më koleget demokrate, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

Nuk munguan as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar tensioneve janë kthyer online.

Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Në pamundësi për të kontrolluar situatën, Açka ndërpreu mbledhjen.

Top Channel

Read Entire Article