Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për mediet. Divorci me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi vijon të jetë ende në qendër të debatit publik. I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e kryesisë së PL-së pas vendimit për divorc, Meta tha se raportet personale nuk i ngatërron me ato politike.
A është më Kryemadhi anëtare e kryesisë së PL?
Meta: Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL, respekton statutin është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL por edhe t’i bashkohet si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model politik.
-Si e ndihmon fuqimzimin e PL-së deklarata juaj se Kryemadhi ka menaxhuar paratë, teksa jeni nën hetim pasuror?
Meta: Unë mbaj përgjegjësi për veprimet që kam kryer por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet që kanë kryer apo do të kryejnë persona të tjerë./vizionplus.tv