Do ta votoni Amnistinë Penale? Bardhi pas mbledhjes së grupit parlamentar: Do të vijojë aksioni në Parlament

8 months ago 12

Gazment Bardhi paralajmëroi vijimin e aksionit opozitar nesër në Kuvend, ku pritet të votohet projektligji i Amnistisë Penale.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar ai nuk  dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta votonte Amnistinë Penale, të cilën e cilësoi një akt tërësisht jo transparent.

“Vijojmë aksionin në parlament deri në përmbushjen e kërkesave, ngritjen e komisionit hetimor për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën dhe për të çuar para reformën zgjedhore, ka një shqetësim për një tentativë të maxhorancës për të ngritur një nënkomision për auditimin parlanmentar që synon të marrë nën kontroll KLSH. I bëj thirrje të heqë dorë nga kjo tentativë e kontrollit, është e paprecedentë që deputetë përmes një nën komisioni të adutidojnë”, tha Bardhi.

“Amnistia është kthyer në akt tërësisht jo transparent ku secili në mënyrë të fshehtë dhe larg vëmendjes shton dhe heq sipas interesit të tij, prej muajsh jemi në një aksion dhe ky aksion do të vijojë, Amnistia është një akt humanizmi i Kuvendit, duhet të qëndrojë larg sherrnajave. Është thënë sikur kolegë të PD kanë kërkuar shfuqizimin e nenit 5 pika 2, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk ka votuar. Nuk është i publikuar versioni zyrtar se kush është versioni final i amnistisë, nuk dua të jap konkluzione”, theksoi Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article