Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa iu drejtua Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, iu përgjigj pyetjeve nëse do të kërkojë që Ukraina të njohë Kosovën.
“Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë, do ta vazhdojmë ta bëjmë, por me mirëkuptimin e plotë për situatën ku është Ukraina. Jam e bindur se ai moment do të vijë, bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha Osmani.
Ndërkohë, e pyetur nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksander Vuçiç apo delegacionin serb që merr pjesë në këtë samit, Osmani tha se “gjithmonë ka pasur ballafaqime me ta”.
Top Channel