Avokati Spartak Ngjela tha se do të ketë arrestime të tjera nga ana e opozitës, ndërsa ishte i ftuar në “Breaking” në Top News.
Avokati theksoi se nuk mund tY jetë një person i shpallur ‘non grata’ nga Amerika kryetar i opozitës, ndërsa shpjegoi se si mund të ndodhë bashkimi i saj.
“Protestat në Shqipëri nuk kanë karakter perëndimor, këtu bëhet protestë për pushtet në një kohë që pushteti merret me vota, protestat bëhen për të drejtat e njeriut, nuk bëhen për ardhjen tënde në pushtet, është karakter mesjetar, protestat bëhen kundër një diktature, por jo në një shoqëri që duhet të vish në pushtet me votë të lirë, votën e lirë e kontrollojnë ndërkombëtarët, ty të dalin 20%, opozita e sotme kështu siç ka ardhur, këta dalin në protestë, mirë bëjnë që dalin në protestë, protesta është shëndet, por duhet të ketë program, duhet të bindësh shoqërinë, jo do të vij unë në pushtet se jam më i mirë se ky.
Si mund të sjellë përmbysje? Kur Parlamenti është atje, mund çojë në zgjedhje të reja, një protestë e madhe masive e detyron çdo lloj, po të shpallen zgjedhje të reja ju nuk e dini se si operojnë kryeministrat, po t’i shpalli ai fiton sot, sapo të shikojë që opozita do të unifikohet, ai do të bëjë zgjedhje të reja dhe fiton, opozita pasi të bashkohet do t’i duhen katër pesë muaj të marrë veten, por për katër pesë muaj e rrëzon këtë nëse bashkohet, por këtu bëhet pyetja si bashkohet opozita, të mos jetë non grata me ta, si mund të jetë kryetari i opozitës non grata në Amerikë, është non sens, shko zgjidhje atje në Amerikë, se bëri gjyqin në Amerikë Saliu, e bëri në Francë. Avokati duhej t’i thoshte shko në Amerikë hiq ‘non gratën’.
Në Shqipëri në një vend pro amerikan, ke dalë ‘non grata’ në Amerikë, ke dalë jashtë loje këtu, pse s‘shkoi të bënte gjyqin në Amerikë, punë e tij. Tek ty e kam thënë, SPAK-u do të kalojë nga majtas djathtas, bëri tre katër, një zv. kryeministër, disa ministra majtas e të tjerë kryetarë bashkish, ra djathtas mori Saliun, pse është doktrinë e Napoleon Bonapartit, nëse SPAK do ta fillonte nga opozita, të gjithë do të thoshin e bën Rama, ai e filloi bukur se dimë doktrinën që ju thashë, do të vazhdojë akoma djathtas kot lodhen këta. Korrupsionin e kanë këta në dorë, e kanë të hetuar korrupsionin, në zyrat e SPAK janë të gjithë ndërkombëtarë, këta thonë Rama”, tha Ngjela.
Top Channel