Drejtonte në gjendje të dehur traktorin dhe shkakton një aksident, në pranga një 65-vjeçar në Maliq

8 months ago 30
Reklamë

Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi ka duke ngarë një traktor në gjendje të dehur, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vloçisht-Drithas” në Maliq, ku 65-vjeçari P.S nga fshati Vloçisht udhëtonte me traktorin pa targa.

Si pasojë e këtij aksidenti i plagosur nga mbetur vetëm 65-vjeçari i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article