Dy shqiptarë hynë për të grabitur një banesë në Greqi, godasin 10 herë me thikë të moshuarin

8 months ago 49
Reklamë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat greke, ku një 25-vjeçar shqiptar dyshohet se ka goditur 10 herë me thikë një 73-vjeçar në Janinë.

Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit grek për të grabitur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kefalonisë.

Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari bënte rolin e rojes.

Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë , duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës .

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e djeshme nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit të Kefalinisë. Ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Kefalinisë.

Top Channel

Read Entire Article