E dehur në timon, 37-vjeçarja shkakton aksident, lëndohen tre fëmijët

7 months ago 14
Reklamë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Rinasit në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një 37-vjeçare, e cila drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Si pasojë ajo ka shkaktuar një aksident dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjerët e një mjeti tjetër.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article