Zbatimi i Kushtetutës është e drejtë e pamohueshme e Kosovës, thekson kryeministri Edi Rama në një reagim pas kritikave të ndërkombëtarëve për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.
Është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit, shprehet kreu i qeverisë, në një postim në platformën “X”.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkruan Rama.
Top Channel