E pasionuar pas librave, historia e 73-vjeçares që jeton në kushte të vështira: Rri në barake, kam qiranë një vit pa paguar

8 months ago 30
Reklamë

Një e grua e moshuar 73-vjeçe ka quajtur Fatime Zogu ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel për të treguar pasionin e saj për librat

Ajo shprehet se një pjesë të mirë të kohës e kalon duke lexuar libra dhe se ato janë bërë pjesë e saj. Madje për shkak të pasionit të saj, djali i shkrimtarit Mitrush Kuteli i ka dorëzuar vetë personalisht të moshuarës përkthimet e të atit.

Por ajo që bie më shumë në sy në historinë e kësaj të moshuare, është se jeton në kushte të mjerueshme. Jeton prej katër vitesh afër Farkës, në një magazinë, e cila nuk është një shtëpi dhe nuk ka kushte të përshtatshme. Nënë Fatime nuk e ka paguar qiranë për gati një vit dhe se pronarja e saj e cila e ka ndihmuar dhe nuk e ka lejuar të jetojë në rrugë, i ka ulur qiranë nga 100 mijë lekë në 70 mijë lekë.

“Është një barake çfarë bie nga qielli bie në dhomën time. Dje kur jam kthyer në shtëpi e kam gjetur plot ujë”, shprehet e moshuara e cila sapo ka dalë nga spitali.

73-vjeçares i është ofruar një mundësi për të shkuar në një azil, ku ka qenë edhe më herët, por ka pasur disa probleme dhe refuzon të shkojë për arsyet e saj.

E vetmja gjë që kërkon nënë Fatime është të ketë një dhomë të ngrohtë. Ajo nuk përdor asnjë pajisje elektrike sepse ka frikë se mund të shkaktohet zjarr. Kështu ajo detyrohet që të jetojë në të ftohtë. Ka një pension minimalist dhe shprehet se ha vetëm bukë me djathë.

Top Channel

Read Entire Article