Ekzekutimi me snajper i 23-vjeçarit në Vlorë, autorët braktisën dhe dogjën automjetin tip “BMW”

8 months ago 33
Reklamë

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Top Channel

Read Entire Article