GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e mërkurë seancën për të shqyrtuar masën ndaj ish-kryeminsitrit Sali Berisha, pas këkesës së avokatëve.
Avokatët e ish-kreut të qeverisë kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për konflikt interesi.
Pritet që ditën e nesërme GJKKO të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka mësuar se kërkesën për përjashtimin ose jo nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka, do të shqyrtojë gjyqtarja Rudina Palloi.
Gjyqtarja Palloi u përcaktua përmes shortit për të shqyrtuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.
/Vizionplus.tv/