BULQIZË– Një elektiçist është rrëzuar nga shtylla në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë ditën e sotme.
Mësohet se shtetasi Ylli Boba ka qenë duke punuar kur është rrëzuar. Ai është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./vizionplustv