EMRI/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 45-vjeçari në Lezhë

4 months ago 22
Reklamë

Vladimir Mukaj, 45 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Ishull Lezhë.

45-vjeçari, banues në Ishull Lezhë dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike aksidentalisht teksa ishte duke ecur në anë të autostradës pranë një biznesi dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës./vizionplus.tv

Read Entire Article