Fëmija aksidentohet nga freza në Vlorë, 5-vjeçari në gjendje të rëndë

7 months ago 28
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç është aksidentuar nga freza.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dje pasdite në një fshat të Vlorës.

Fëmija i aksidentuar nga pajisja bujqësore është dërguar me urgjencë në spital teksa tashmë ka nevojë për gjak dhe është në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Një informacion zyrtar pritet nga policia për këtë rast të rëndë. /vizionplus.tv

Read Entire Article