Filmonte vajzat e mitura në avion, arrestohet stjuardi

8 months ago 23
Reklamë

Një ish-stjuard i linjës “American Airlines” u arrestua të enjten nga policia në Boston, pasi akuzohet se filmonte vajza të miturta në në avion gjatë kohës që ato shkonin në tualet.

I pandehuri, Estes Carter Thompson III, 37 vjeç, nga Charlotte, Karolina e Veriut, pretendohet gjithashtu të ketë poseduar regjistrime të katër pasagjerëve të mitur femra, të cilat gjithashtu përdornin banjat në të njëjtin avion.

Thompson u akuzua edhe për tentativë shfrytëzimi seksual të fëmijëve dhe një akuzë për posedim të pornografisë së fëmijëve.

Thompson u arrestua në Lynchburg, Virxhinia dhe do të mbetet në paraburgim në pritje të paraqitjes fillestare në Virxhinia përpara se të transferohet në Boston.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article