Flori Agalliu po përpiqet të përshtatet me jetesën në Arameras.
Ai është shfaqur duke kërkuar materialet e nevojshme për krijimin e një “strehëze” për të kaluar natën në bregdet.
Fermeri u përpoq të pres disa pemë në pyll, por terreni i vështirë nuk ia bëri të lehtë punën.
Pas disa përpjekjeve Flori u lodh dhe vendosi të pushojë për pak, por tha se do të përpiqet sërish të ndërtojë “strehëzen” e tij.
“Faleminderit Agai për sëpatën, kjo do të më shërbejë për krijimin e një strehëze autentike të stilit tim që do ta ndërtoj në Arameras. Këtu duhej Xhesi ose Llozi. Llozi është për t’u ngjitur. Është gjëja më e egër që kam parë në jetë si pyll. Jam bërë copash, duhet të gjej një vend tjetër është e pamundur të vazhdoj. Preferoj të pushoj pak, për një orë ndoshta nis dhe ndërtimin e strehimit. Të laj njëherë duart se jam bërë zhul”, tha Flori. /vizionplus.tv/