Fluksi në urgjencën e Lushnjës! Mjekët: Nëse temperatura vazhdon 4 ditë ejani në spital

8 months ago 38
Reklamë

Në spitalin e Lushnjës dy javët e para të janarit kanë patur një fluks të shtruar rasteve të prekura me grip.

Mjekia infeksioniste Klodiana Piraj  thotë se fluksi po vjen duke u shtuar dhe janë mbi 30 raste në ditë që paraqiten në urgjencë e spitalit të Lushnjës.

“Simptomat të cilat janë dhimbje koke, temperaturë të lart më shumë se katër ditë, dhimbje fyti, rrjedhje nga hundët etj. Më të rrezikuar janë pacientët të cilët janë më sëmundje bashkëshoqëruese ku nuk kanë munguar dhe rastet e rënda”, shprehet mjekja Klodiana Piraj.

Mjekia bën apel se nëse temperatura kalon mbi katër ditë duhet të paraqiten për një ndihmë me të specializuar. Për të gjithë rastet që paraqiten bëhet rapid testit për të diferencuar gripi apo Covid.

Top Channel

Read Entire Article