FOTO/ Shfrytëzonin për prostitucion të miturat, këta janë 3 të arrestuarit

7 months ago 14
Reklamë

Këta janë personat që shfrytëzonin për prostitucion tri të mitura të moshës, 15, 16 dhe 17-vjeçare.

Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu ranë në pranga pas një operacioni të policisë, teksa një 22-vjeçar u shpall në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Tre vajzat e mitura, 15, 16 dhe 17 vjeç që shfrytëzoheshin për prostitucion, kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre. Ato kanë treguar se në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi.

Tre personat e arrestuar fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre. /vizionplus.tv

Read Entire Article