FOTO/ U kapën në flagrancë duke shkëmbyer “mall”, kush janë 4 të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës

7 months ago 15
Reklamë

Vizion Plus ka siguruar fotot e katër personave të arrestuar sot nga Antidroga e Tiranës.

Demokrat Dylgjeri
Hyxhers Mete

Demokrat Dylgjeri dhe Hyxhers Mete u arrestuan së bashku me Vladimir Kanin dhe Haziz Zylfën pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer drogë.

Haziz Zylfa
Vladimir Kani

Këta persona që ishin nga qytete të ndryshme prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin si furnizues të drogave të forta dhe të lehta.

Pasi policia ka arritur të mbledhë prova dhe përgjime që faktonin rolin e të tyre në fushën e narkotikëve, agjentët zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Lokacioni”, duke arrestuar 4 trafikantët në parkimin e një qendre tregtare në periferi të Tiranës.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se këta persona kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, në tregun e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit./vizionplus.tv

Read Entire Article