Fotot e reja tregojnë shkatërrimin total të anijes ruse Novocherkassk nga raketat ukrainase

8 months ago 32
Reklamë

Shkatërrimi total i luftanijes ruse Novocherkassk është evident përmes fotove të reja të publikuara nga një llogari e mediave sociale në Krime. Anija u godit mëngjesin e së martës nga raketat ukrainase.

Ushtria ukrainase deklaroi se shkatërroi këtë anije, për të cilën tha se mbante drone Shahed të prodhuar nga Irani, të cilat Moska i përdor shpesh në sulmet ndaj Ukrainës. Sulmi u krye me ndihmën e raketave të forcës ajrore taktike, tha forcat ajrore.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky la të kuptohet se anija ishte sulmuar nga forcat ukrainase, duke përshëndetur në mënyrë sarkastike punën e forcave ajrore të vendit të tij “për shtimin mbresëlënës të një anijeje të re në flotën ruse të nëndetëseve në Detin e Zi”.

Një person i vdekur dhe dy të plagosur

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulm, ndërsa gjashtë ndërtesa u dëmtuan, sipas guvernatorit të Krimesë Sergei Aksionov.

Ky sulm kundër një anijeje ruse është një sukses për Ukrainën, e cila po kërkon të provojë se mund të mbajë flotën ushtarake të Moskës larg brigjeve të saj.

Read Entire Article