Franca mohon pretendimin rus se mercenarët francezë po luftojnë në Ukrainë

8 months ago 26
Reklamë

Franca ka reaguar pas pretendimeve ruse për mercenarët francezë në Ukrainë.

Një ditë pasi Moska tha se forcat ruse kishin vrarë mercenarë francezë në qytetin ukrainas të Kharkiv.

“Franca po e ndihmon Ukrainën me furnizime me pajisje ushtarake dhe trajnime ushtarake, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, në mënyrë që të ndihmojë në betejën e saj për të mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial”, tha ministria e Jashtme franceze.

“Franca nuk ka mercenarë, as në Ukrainë e as askund tjetër, ndryshe nga disa të tjerë”, shtoi deklarata.

Dje, Moska njoftoi se forcat ruse kryen një sulm preciz të martën duke synuar një ndërtesë që strehon “luftëtarë të huaj” në Kharkiv.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se luftëtarët ishin kryesisht mercenarë francezë dhe ndërtesa u shkatërrua, ndërsa më shumë se 60 persona u vranë.

Zyrtarët lokalë në Kharkiv thanë dje se dy raketa ruse goditën një lagje në qendër të qytetit, duke plagosur 17 persona, dy prej tyre rëndë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi./vizionplus.tv

Read Entire Article