Frikë për të firmosur, Altin Dumani qetëson administratën: S’ju kemi objektiv specifik, por mos shkelni ligjin!

5 months ago 24

Ka një frikë të përgjithshme në administratën publike për të firmosur tenderë apo zhvillimin e projekteve të ndryshme pas arrestimeve të bujshme të SPAK duke rezultuar në një ulje të ritmeve të shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Kjo u reflektua edhe në fund të vitit 2023 ku në buxhet tepruan rreth 400 milion euro të pashpenzuara, për shkak edhe të frikës për të firmosur.

Duke marrë në konsideratë këtë fakt, kreu i SPAK Altin Dumani kërkoi të qetësonte administratën gjatë raportimit të sotëm në Kuvend duke theksuar se prokurorët nuk kanë objektiv të posaçëm administratën dhe se ata duhet që të kujdesen vetëm që të mos shkelin ligjin.

Administrata të rrije e qetë, të përmbushe detyrimet ligjore dhe funksionale dhe sa kohë që janë në respektim të ligjit le të punojnë të qetë. Në rast se nga hetimet tona konstatojmë sjellje në kundërshtim me ligjin ashtu si dhe ligji na detyron do ushtrojmë ndjekjen penale. 

Por administrata të vazhdojë e qetë, ne nuk kemi target konkret, ne kemi burime tona të informacionit, hetuesit, institucionet etj, që mund të sinjalizojnë, por administrata të vazhdojë të punojë e qetë”, tha ndër të tjera Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve. /vizionplus.tv

Read Entire Article