Fruthi vjen në Shqipëri, konfirmohen rastet e para

7 months ago 25
Reklamë

Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, edhe në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para.

Mësohet se janë prekur disa fëmijë, të cilët janë të pavaksinuar për fruthin.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata janë izoluar në shërbimin e pediatrisë në Tiranë.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën ditën e djeshme ka lëshuar një paralajmërim urgjent për fruthin pas një rritjeje alarmante të rasteve në të gjithë Evropën.

OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. Po ashtu, organizata beson se rishfaqja e fruthit është e lidhur me uljen e shkallës së vaksinimit. Virusi shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje.

OBSH kishte regjistruar më shumë se 30 mijë raste të fruthit në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me 941 raste në vitin 2022. Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme./vizionplus.tv

Read Entire Article