GJKKO merr sot vendimin, protesta e fundit për Berishën? Ish-kryeminsitri: Kush tha, tjetra fitorja mbi diktaturën

8 months ago 41
Reklamë

Në përfundim të fjalës së tij në protestën e thirrur para Gjykatës së Lartë, Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ditën e sotme, përveç seancës që po zhvilliohet në Gjykatën e Lartë për logon e Partisë Demokratike, në GJKKO në orën 11:00 do të shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Ky i fundit ka kërkuar arrest shtëpie për Berishën. I pyetur nëse kjo do të jetë protesta e fundit për shkak se GJKKO mund të pranojë kërkesën e SPAK, Berisha tha se protesta e radhës do të jetë fitorja mbi diktaturën.

Berisha: Kush tha? Kush e tha këtë. Tjetra do të jetë fitorja mbi diktaturën. Ne jemi këtu për denoncuar Gjykatën si armë e krimit, besoj se ishte mesazh i qartë.

Read Entire Article