“Gjykata i dënon zyrtarët e lartë, këta i lirojnë me amnistinë e Kuvendit”, Basha njofton bojkotimin e seancës: Nuk bëhemi pjesë e kësaj manovre të fëlliqur

8 months ago 19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar bojkotimin e seancës plenare ku pritet të miratohet projektligji për Aminstinë Penale.

Këtë Basha e cilëson një ndërhyrje të qeverisë në institucionet e drejtësisë, ndërsa shprehet se ai do të përdorë amnistinë për gjyqtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre.

“Ditën e djeshme janë përvijuar hijet e një skandali për investimet e partnerëve, qeveria e Edi Ramës ka propozuar të amnistojë zyrtarët nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO, të përdorësh Amnistinë Penale e cila kryhet për arsye humanitare ndaj një kategorie për vepra të thjeshta që të nxjerrësh nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Edi Ramës, nuk është as më pak as më shumë një ndërhyrje tek gjyqësori. Partnerët ndërkombëtarë vendosin theksin tek fundi i pandëshkueshmërisë, mesazhi që japin ndërkohë që janë të treguar me gisht është që ata që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament, nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës në reformën në drejtësi.

Edi Rama i trembet drejtësisë, është bërë pishman për reformën, a menduar se do ta kontrrollonte dhe SPAK, ai po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe për të vendosur pandëshkueshmërinë. Kjo është ajo që po ndodh. Do të përdorë amnistinë për të amnistuar gjyqtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre. Kjo është skandaloze dhe kriminale.Një ndërhyrje e pastër në punët e drejtësisë. PD nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre po do të bëjnë gjithçka për të faktuar që kërcënimi kryesor është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar. Kanë frikë nga drejtësia dhe duan t’i mbyllin gojën drejtësisë. SPAK dhe GJKKo të vazhdojnë të bëjnë me dinjitet detyrën e tyre. Një drejtësi e reformuar është në konflikt interesi me një qeveri të korruptuar. PD nuk nuk do marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare. Është përgjegjësia jonë që mos të bëheni pjesë e këtij akti kriminal. Nëse ka një tërheqje nga ky pranim i mundshëm dhe skandaloz, PD do të rishikojë vendimin e saj”, tha Basha.

Basha theksoi se kushti i tij është përfshirja e amendamentit për protestuesit.

“Ka një faktor politik që është PD, që do të vazhdojë t’i japë mbështetje të plotë SPAK-ut dhe GJKKO. Kushti ynë është pranimi i amendamentit tonë për protestuesit. Ka të bëjë me njerëz që janë ngritur për pronat dhe familjet e tyre. Do të ishin ndër të parët që përfitojnë nga Amnistia Penale. Kanë mbetur shpesh herë viktima të korrupsionit, jemi në kushtet e papranueshmërisë së plotë të këtij kushti korruptiv dhe kriminal”, shtoi Basha.

Top Channel

Read Entire Article