Gjykata shtyu vendimin, reagon avokati i Berishës: Kërkuam dorëheqjen e gjyqtares

8 months ago 32
Reklamë

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur pasi GJKKO shty për nesër seancën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai tha se në fillim të seancës u kërkua dorëheqja e gjyqtares Irena Gjoka, por ajo as nuk pranoi e as nuk kundërshtoi.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjokutaj denoncoi gjithashtu kërkesën e SPAK për mbikëqyrje policore gjatë arrestit të shtëpisë.

“Seanca e sotme siç jeni njoftuar kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës për zotin Berisha në arrest shtëpie. Në fillim të seancës ne i kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen për shkakun tanimë të bërë të ditur për shkak të një hasmërie, zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD dhe në 96 gjyqtarja ishte shkakrkuar.

Gjykata vendosi shtyrjen për nesër në orën 11:00. Ajo që unë dua të denoncojë është që ndryshimi i masës është kërkuar me mbikëqyrje policore, çka tregon synimin e SPAK për tu hakmarrë në rrugë joligjore”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article