Grushte e shkelma… U dhunuan barbarisht, zbardhet identiteti i tre të rinjve shqiptarë

8 months ago 64
Reklamë

Zbardhet identeiteti i tre të rinjve të dhunuar barbarisht në Mal të Zi.

Policia e Shtetit njofton se të rinjtë janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit, ku sikurse shihet edhe nga pamjet video të siguruara nga Top Channel, të rinjtë janë ‘masakruar’ me grushte e shkelma nga këta persona ende të paidentifikuar.

Grupi prej 6 ose 7 personash është ngacmuar pa asnjë shkak nga personat e paidentifikuar, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, ata janë sulmuar fizikisht duke mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë me dhunë nga makina dhe i kanë dhunuar, prandaj nuk dihet kombësia.

Top Channel

Read Entire Article